Policia e Prizrenit, përmes një komunikate për media ka njoftuar për një shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
“Rreth orës 14:25, në fshatin Kushnin Has, i dyshuar I T ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm pasi kishte shtënë nga kallashnikovi disa herë në një aheng familjar”, thuhet në njoftimin nga policia.
Në raport policor thuhet se i dyshuari vullnetarisht e dorëzon armën e zjarrit ndërsa krim teknikët sekuestrojnë armën AK-47 Nr. Serik 12114751 dhe disa gëzhoja si provë materiale.
Pas intervistës, në konsultim me Prokurorin e shtetit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Prizren
-
Policia lajmërohet dy herë për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren
-
Aktakuzë ndaj prizrenasit që shkrepi me armë në aheng familjar
-
Gjuajti me revole më një aheng në Prizren, Policia interviston të dyshuarin
-
Gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren