Të shtëna me armë zjarri ka pasur të dielën rreth orës 13:00 në Mitrovicë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” të kësaj komune, teksa nuk është raportuar për asnjë të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë Kohës se policia ka sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa rasti vazhdon të trajtohen nga njësitë përkatëse.
“Rreth orës 13:00, bë rrugën "Evlia Qelebia" është raportuar për të shtëna, policia ka sekuestruar disa gëzhoja, nuk raportohet për të lënduar, rasti vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm