Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për viktima

Tre persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë.

Përplasja e armatosur raportohet të ketë ndodhur në zonën e “Don Boskos”, konkretisht në ambientet e një lokali në kompleksin “Fiori di Bosco”.

Dyshohet për një viktimë, ndërkohë që pritet informacion zyrtar nga policia.

Që me nisjen e Vitit të Ri, nuk kanë munguar përplasjet e armatosura dhe sulmet e organizuara në vend.

Më 3 janar, 34-vjeçari Vinces Nikoll Piroli mbeti i plagosur në Shkodër, pasi u qëllua me armë zjarri.

Edhe Tre persona rrihen mes vete, një plagoset me armë zjarri e tjetri me sëpatë Kronikë Tre persona rrihen mes vete, një plagoset me armë zjarri e tjetri me sëpatë

Ai u dërgua në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar, pasi ka marrë 3 plumba. Piroli, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi akuzohej se bashkë me Dorian Lalën kishin vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiq, po ecte në këmbë tek Ura e Bunës, kur u plagos me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Një tjetër incident, fatmirësisht pa të lënduar u shënua dhe në Vlorë. Në lagjen Hajro Çakërri një automjet i cili i përkiste Bernard Sinomataj, shpërtheu në vendin ku ishte parkuar, pasi iu vendos një sasi lënde shpërthyese. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndodhet jashtë shtetit./TCH