Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të shtëna me armë në Tiranë, vritet një grua

Një grua ka vdekur këtë mbrëmje në zonën e Don Boskos në kryeqytet, pasi autorët e paidentifikuar kanë hapur zjarr në ambientet e një lokali.

Mësohet se viktima ka qenë punonjëse e lokalit, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dy autorët kanë lëvizur me dy motorë, por ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.