Policia e Kosovës ka sekuestruar të mërkurën në fshatin Bubavec të Malishevës katër armë zjarri, pas kontrollit të realizuar, me t’u informuar për gjuajtje me armë në një aheng familjar.
Sipas njoftimit të policisë të mërkurën, armët e sekuestruara janë: një kallashnikov, një pushkë gjuetie, dy pistoleta me nga një karikator, 105 fishekë të llojeve të ndryshme dhe një gëzhojë.
Janë arrestuar edhe dy të dyshuar në lidhje me rastin.
“Në zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata janë sekuestruar një pushkë automatike AK47 me një karikator, një pushkë gjuetie, dy pistoleta me nga një karikator dhe 105 fishekë të lloje të ndryshme si dhe një gëzhojë. Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarve, janë arrestuar dy persona: N. K., shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1960 dhe G.K., shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1993”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.
-
Sekuestrohen një pushkë, pesë pistoleta e 140 fishekë në Bubavec të Malishevës
-
Dhjetëra armë të konfiskuara për një ditë nga ahengje e bastisje
-
Dy të arrestuar në Malishevë – në shtëpitë e tyre u gjetën kallashnikov, pistoletë e fishekë
-
Kosovarët ua shohin sherrin të shtënave në ahengje familjare, pesë të arrestuar për një ditë
-
Shtie në aheng, Policia e arreston dhe ia sekuestron armën me municion