Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të shtëna me armë në Arbëri të Prishtinës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sonte ka pasur të shtëna me armë zjarri në parkun e lagjes “Arbëria” në kryeqytet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha përmes telefonit për Ksp se rreth orës 19:50 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Parkun e Ri të lagjes “Arbëria”.

“Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar”, ka thënë Hoxha, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Artikuj të ngjashëm