Në fshatin Dashinoc të Deçanit, mbrëmë ka pasur të shtëna.
Siç raporton sot policia e Kosovës, viktima ka raportuar se disa të panjohur kanë shtënë me armë zjarri drejt shtëpisë së tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë vërejtur tetë vrima.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.