Katër persona të të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurta dhe me shufra metalike kanë hyrë në një lokal në qytetin e Mitrovicës një natë më parë dhe kanë sulmuar me shufra metalike pronarin e kafiterisë dhe dy kamerierët e lokalit.
Sipas policisë si pasojë e sulmit, tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal.
Të dyshuarit për momentin janë të paidentifikuar dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
Artikuj të ngjashëm