Policia e Kosovës njoftoi se të dyshuarit që i sulmuan dy persona në Mitrovicë të Veriut ishin të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.
Në një komunikatë për media, Policia tha se ka intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të ndryshme të qytetit të Mitrovicës në veri. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
“Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës i ka publikuar fotografitë e viktimave.


-
Tre policë në veri sulmohen nga persona të panjohur
-
Sulmuan zyrtaret policore në stacionin policor në Mitrovicë, arrestohet dy të dyshuarat
-
Shqiptarët e sulmuar në veri thonë se u rrahën nga rreth 20 persona, disa nga ta të maskuar
-
Sulmohen dy shqiptarë në Mitrovicë të Veriut
-
Protestë në të dy anët e Urës qendrore të Ibrit në Mitrovicë, dy shqiptarë sulmohen në veri