Dy persona janë sulmuar të enjten në Mitrovicë të Veriut nga disa të dyshuar.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha KOHËS se rrahja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa viktimat, që janë të nacionalitetit shqiptar, kanë marrë trajtim mjekësor.
Ende s’ka të arrestuar.
“Dy persona janë sulmuar në Mitrovicë të Veriut të enjten, rreth orës 21:00. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk ka të arrestuar. Hetimet vazhdojnë”, tha Elshani.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës, dërgohen në spital
-
Mitrovicë e Veriut, një person dyshohet se rrahu babë e bir pas mosmarrëveshjes në komunikacion
-
Rrahje mes të rinjve shqiptarë e serbë në veri, disa të arrestuar – dy të lënduar
-
Tre policë në veri sulmohen nga persona të panjohur
-
Rrihen mes vete dy gra në Mitrovicë të Veriut