Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se është suspenduar një zyrtar policor në lidhje me një aksident trafiku të shkaktuar të martën në fshatin Novosellë të Pejës, në afërsi të terminalit donagor.
IPK-ja ka thënë se hetuesit kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi i ishte bërë testi i alkoolit zyrtarit policor, që ishte jashtë detyrës zyrtare me veturë private, u arrestua i dyshuari se ka kryer veprën penale “ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”.
U lëshua aktvendim për ndalim e tij për 48 orë. Po ashtu zyrtari policor është suspenduar nga puna, si pjesë e procedurës administrative hetimore.
“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës dje në orët e mbrëmjes përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes dy automjeteve civile ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private). Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar. Sipas hetimeve fillestare, aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Novosellë të Pejës (në afërsi të terminalit doganor). Pas veprimeve hetimore dhe pas alkool testit me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë. Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet nga IPK-ja.
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe një togeri në dy raste të ndara
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim
-
Suspendohet një polic, dyshohet për dhunë në familje