Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor është sulmuar dhe ofenduar nga një person. Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policia, pas intervistimit i dyshuari për sulm ndaj personit zyrtar, është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar dhe ofenduar viktimën mashkull kosovar zyrtar policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm