Në fshatin Perçevë të Klinës është arrestuar një burrë pasi ka sulmuar dy persona me thikë, duke i lënduar që të dytë, transmeton Koha.net.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari, burrë shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë –thikë dy viktimat, burra shqiptarë”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm