Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmon dhe kanos nënën e saj me thikë, arrestohet një grua në Podujevë

Një grua është arrestuar dje në Podujevë pasi ka sulmuar nënën e saj, dhe e ka kanosur me thikë, bën të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar e dyshuara, femër shqiptare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje një ditë më herët ka sulmuar nënën e saj, ndërsa sot e ka kanosur me një thikë”, thotë PK.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.