Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se kanosi nënën me thikë dhe e sulmoi fizikisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e të shtunës është arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se e kishte kanosur me thikë nënën e tij e më pas e kishte sulmuar fizikisht.

Sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 09.04.2022-19:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur me një thikë, e më pas e kishte sulmuar fizikisht viktimën, nënën e tij. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në përgjithësi vetëm të shtunën janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në Policinë e Kosovës.

Një rast është raportuar në Prishtinë, nga një rast në Skenderaj e Mitrovicë, e një në Kamenicë.