Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një 56-vjeçar në Kaçanik, nën dyshimin se ka sulmuar dy roje të pyjeve.
Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari dyshohet se i ka sulmuar ata pasi e kishin ndaluar duke transportuar drunj ilegalisht.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet M.K ( M/K) i moshës 56 vjeçar, i cili kishte sulmuar dy zyrtarët, roje të pyjeve me inicialet A.T (M/K) i moshës 37 vjeçar dhe Sh.K ( M/K) i moshës 33 vjeçar, por pa ju shkaktuar lëndime trupore, të cilët gjatë kryerjes së detyrave zyrtare kishin ndaluar personin e dyshuar që po transportonte drunj ilegalisht, e të cilat më pas janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.