Është arrestuar një pronar fabrike në Ferizaj për sulm ndaj punëtorës së tij.
Policia ka njoftuar se punëtorja ka pësuar lëndime trupore.
“Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt, pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit”, njoftoi PK-ja.
Vajza është trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj pas sulmit.
Policia pas intervistimit e ka dërguar në mbajtje për 48 orë të dyshuarin dhe po e heton rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një 46-vjeçar në Ferizaj që dyshohet se sulmoi një grua
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual ndaj një 10-vjeçareje
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje në Ferizaj
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua