Policia e Kosovës ka iniciuar një rast në Llapnasellë të Graçanicës, pasi dyshohet se të dielën një burrë ka ngacmuar seksualisht një burrë tjetër.
Në raportin policor thuhet se i dyshuari është intervistuar, ndërsa më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar se i dyshuari kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë.
Artikuj të ngjashëm