Një person është sulmuar nga dy të dyshuar në Mitrovicë të hënën, duke marrë lëndime të rënda trupore.
Siç njoftoi Policia në raportin 24-orësh, personat që kanë sulmuar janë të njohur për viktimën, ndërsa kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë është informuar edhe prokurori lidhur me ngjarjen”, njoftoi Policia.
Rasti është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Hapet hetim për lëndim të rëndë trupor, gruaja u dërgua dy herë në spitalin e Mitrovicës e në QKUK
-
Aksidenti në Mitrovicë përfundon me rrahje – gruaja dërgohet në QKUK pasi u sulmua nga dy të dyshuar
-
Theret me thikë një person në Mitrovicë
-
Theret një person në Gjakovë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda