Një polic ka marrë trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga një person në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, derisa dy të tjerë e kishin penguar policinë në kryerjen e detyrës.
Në njoftim thuhet se të dyshuarit janë liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt
-
Sulmuan dy gra dhe një burrë, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë
-
Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi katër policë
-
Sulmohen dy policë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari