Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar mëngjesin e së mërkurës, raporton “TopChannel”.
Mëngjesi është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Ekzaminimet e para tregojnë se avokati ka pësuar dy fraktura në kokë.
Avokati po linte fëmijën në kopsht kur u rrah nga tre të dyshuar, që e goditën me dorezë metalike në kokë.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.
Avokati Mëngjesi ushtron profesionin e avokatit prej vitesh. Ai mbron Sali Berishën që prej dhjetorit të kaluar, kur ish-presidenti u la në arrest shtëpie pas hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit sportiv, Partizani.
Artikuj të ngjashëm
-
Përleshen fizikisht dy avokatë në një lokal në Prishtinë, intervistohen nga Policia
-
Çka deklaruan avokatët e drejtorëve të arrestuar për një milion eurot e Byrosë së Sigurimeve
-
Kandidati i VV-së për deputet thotë se u sulmua fizikisht
-
Tre të dyshuar sulmojnë një person në Fushë-Kosovë
-
Lirohet Sali Berisha