Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulm seksual në Mitrovicë

Një grua është sulmuar seksualisht në Mitrovicë më 22 maj të këtij viti, njofton Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar ndërsa pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

Rastet e sulmeve dhe ngacmimeve seksuale janë shtuar dukshëm kohëve të fundit në vend.

Së fundmi për vepër të ngjashme është dënuar ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq. Ai akuzohej se më 12 gusht 2020, në Spitalin e Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor kishte prekur me qëllime seksuale viktimën A.I.

 

 

Artikuj të ngjashëm