“Summer Storm” është operacioni që ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në Lezhë, ku hetimet proaktive të policisë kanë çuar në sekuestrimin e 200 kilogramëve marihuanë, bën të ditur Shqip.
Blutë e Lezhës kanë arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Fushë Krujë – Mamurras poseduesit e lëndës narkotike, shtetasit:
– Tofik Koleci, 54 vjeç, banues në Krujë
– Miri ( Ardit) Koleci, 32 vjeç, banues në Krujë
– Mirand Qira, 42 vjeç, banues në Krujë
– Ndriçim Doku, 39 vjeç, banues në Krujë
Edhe
Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap në Sverkë të Pejës
Gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 litër vaj hashashi, 1 armë zjarri pistoletë me 7 fishekë, 2 automjete dhe 4 celularë. Ndërkohë vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/2-25 dhe 278 të Kodit Penal.