Një 36-vjeçar nga Borizani i Fushë Krujës është vënë në pranga nga policia pasi i janë gjetur një sasi prej 148 kg marihuanë.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollin në banesën e Shpëtim Kolës u gjet dhe u sekuestrua sasia e drogës.
“Më datë 09.01.2018 gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 147 kg e 900 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton kp.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Krujë sekuestrohen 46.5 kg marihuanë
-
Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë e arrestohen tre persona
-
Arrestohet një i dyshuar në Malishevë dhe i konfiskohen mbi 30 kg marihuanë
-
I gjenden në shtëpi mbi 19 kg marihuanë, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohet një i dyshuar në Fushë-Kosovë, i gjenden afro gjysmë kilogrami marihuanë