Policia e Krujës ka sekuestruar 46.5 kg lëndë narkotike të llojit marihuanë dhe vuri në pranga poseduesin e saj, një 28-vjeçar me banim në Krujë.
Në bazë të informacioneve në rrugë operative, policia u njoftua se një shtetas po transportonte lëndë narkotike nga Kruja në Tiranë dhe në sajë të operacionit të koduar “Cudhi” u bë kontrolli i mjetit të tij Mercedes Benz, ku në pjesën e bagazhit dhe ulësen e pasme u gjet lënda narkotike e ndarë në thasë.
Policia arrestoi në flagrancë Nuri Hysën nga fshati Cudh i Krujës dhe shpalli në kërkim vëllanë e tij, banues në Kamëz.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprime të mëtejshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Fushë-Kuqe, një personi i kapen 41.7 kg heroinë në veturë
-
Kapet me 148 kilogramë marihuanë, arrestohet 36 vjeçari
-
Arrestohet 43-vjeçari nga Kosova në Krujë, i kapen 23 kg kanabis
-
Sekuestrohen pesë kilogramë marihuanë në Gjakovë, arrestohet një person
-
Në Gjakovë arrestohet një shtetas i Shqipërisë, i sekuestrohen mbi 3 kg marihuanë