Të hënën do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj R.R., i dyshuar për vrasjen në Skenderaj.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë bëri të ditur se kërkesa për caktim të masës së paraburgimit është bërë të dielën.
Të shtunën në mbrëmje, 47-vjeçari me inicialet B.M., dyshohet se u vra nga fqinj i tij, në fshatin Baks të Skenderajt. Gjithçka dyshohet se nisi si pasojë e një zënke të çastit.
47-vjeçari, i cili kishte ardhur për pushime nga Austria, mbeti i vrarë si pasojë e plumbave që dyshohet se u shkrepën nga fqinji i tij me inicialet SH.R.
Nga gjuajtjet me armë, plagë mori edhe i dyshuari bashkë me një person tjetër, që u dërguan për trajtim në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës në Prishtinë.
-
Mërgimtari qëllohet për vdekje, dyshohet se e vrau fqinji për vozitje të shpejtë në fshat
-
Paraburgim për dy të dyshuar për vrasjen në Prizren
-
Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasjen në Gjakovë
-
Vdekje e dyshimtë në Skenderaj