Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtyhet për 14 maj seanca gjyqësore ndaj imamëve të dyshimtë

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në procesin ndaj imamëve Mazllam Mazllami, Enes Goga, Idriz Bilibani dhe Fuad Ramiqit, raporton KTV .

Shkak për këtë, është bërë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues. Gjyqtari Isuf Makolli, sipas kryetarit të trupit gjykues, Vesel Ismajli, e ka pasur të pamundur të jetë në seancë për shkaqe shëndetësore.

Të akuzuarve u ngarkohen vepra penale që lidhen me terrorizmin, si shtytje në bashkëngjitje të grupeve terroriste, nxitje të urrejtjes, derisa Fuad Ramiqi, akuzohet për veprën thirrje në rezistencë. Seanca e radhës është caktuar për datën 14 maj.