Fuad Ramiqi ka pasur kohë të bëjë edhe një selfie, në njërën nga gjykatoret e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Krejt kjo, para se trupi gjykues të vinte në sallë, për të dhënë verdiktin ndaj tij dhe katër imamëve, Enes Goga, Mazllam Mazllami, Bedri Robaj e Idriz Bilibani, raporton KTV.
Në mungesë të provave, ata u liruan nga akuzat që ishin ngritur nga Prokuroria Speciale.
Këtij vendim i është gëzuar imami Enes Goga, që tha se periudha pas arrestimit, në vitin 2014, nuk ishte aspak e lehtë.
Bedri Robaj e Idriz Bilibani akuzoheshin për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, Enes Goga e Mazllam Mazllami për veprën: nxitje e urrejtjes, ndërsa Ramiqi, për thirrje në rezistencë.
Aktakuza ndaj tyre ishte ngritur në shtator të vitit 2016.
-
Lirohen nga akuza imamët e dyshimtë për nxitje të terrorizmit
-
Prokuroria kërkon dënim për imamët “ashtu që askush më mos të guxojë të kryejë vepra si ta”
-
Prokuroria kërkon dënim për imamët “ashtu që askush më mos të guxojë të kryejë vepra si ta”
-
Nis seanca ndaj imamëve që akuzohen se bënë thirrje për të shkuar në Siri
-
Shtyhet për 14 maj seanca gjyqësore ndaj imamëve të dyshimtë