Tre persona janë arrestuar në fshatin Novakë të Prizrenit për prezantim të rremë.
Ata janë shtirur si pjesëtarë të Inspektoratit Policor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë prezantuar rrejshëm si pjesëtar të IPK-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Siç ka mësuar KOHA, tre personat kanë shkuar në një biznes duke e kërkuar pronarin e biznesit për t’ia kërkuar një borxh. Sipas burimeve, bëhej fjalë për borxh të mëhershëm.
KOHA ka mësuar se dy të arrestuar janë nga Mitrovica (H.H. 1996) dhe (J.H. 1999) dhe një nga Prishtina me inicialet O.M. i lindur më 1950.
-
Tre të arrestuar, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milionë euro
-
Tentuan të shesin parcela me dokumente të falsifikuara, tre të arrestuar në veri
-
Arrestohen katër punëtorë të poligonit “Dreni” në Prizren për falsifikim dokumentesh
-
Mashtrim milionësh me prona në Prishtinë, arrestohen katër persona
-
Një burrë e një grua të arrestuar në Prizren nën dyshimin për falsifikim dokumentesh