Një person ka shtënë me armë zjarri gjatë ahengut që kishte organizuar për ditëlindjen e tij, në fshatin Nashec të Prizrenit, të premten.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një armë pneumatike, ndërsa tek i dyshuarit i dytë i pranishëm në aheng ka gjetur një pistoletë me katër fishekë.
PK ka sekuestruar edhe DVR-in e kamerave të sigurisë si prova materiale.
Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit, njofton PK.
Artikuj të ngjashëm