Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtetasit të Anglisë në Graçanicë i vidhen tri çanta e një laptop

Një shtetas i Anglisë ka raportuar se në fshatin Preoce në Graçanicë, persona të panjohur i kanë hapur me forcë veturën dhe ia kanë vjedhur tri çanta e një laptop, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e të hënës.

Fsh. Preoce, Graçanicë, 21.03.2022-22:45. Viktima mashkull shtetas i Anglisë, ka raportuar se nga persona të panjohur i është hapur me forcë vetura, nga e cila janë vjedhur tre çanta dhe një laptop. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.