Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Zveçan rreth orës 20:35, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës bën të ditur se, “ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe pesë pasagjerë”.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalin e Mitrovicës.