Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku ndërmjet dy veturave në lagjen Badovc i Ri nga Graçanica.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:34.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave ku si pasojë përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona kosovarë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të Policisë.
Artikuj të ngjashëm