Policia e Kosovës ka intervistuar të premten në disa pjesë të Prizrenit shtatë persona, nën dyshimin për falsifikim të parasë.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të pronave të të dyshuarve, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar para, telefona celularë dhe armë.
“Policia ka intervistuar shtatë persona të dyshuar (LK., B.D., Xh.B., B.B., V.B., P.K. dhe F.Q.) dhe gjatë kontrollit të pronave të të dyshuarve është arritur të sekuestrohen në cilësinë e provave materiale këto dëshmi: 9,930.00 euro, 380 franga zvicerane, 272 euro para metalik, 7 telefona celular, një pistoletë, 90 fishkë, dy karikatorë, dy boksa të hekurit, një shufër metalike dhe një elekto-shok. Paratë e sekuestruara në shtëpinë e të dyshuarit L.K., 272 euro (para metalike me prerje 2 euro), dyshohet se janë të falsifikuara ndërsa paratë në vlere prej 9,930.00 euro, janë sekuestruar pasi dyshohet se janë përfituar me vepër penale”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit të të dyshuarve, sipas udhëzimeve të prokurorit të çështjes, të dyshuarit janë liruar dhe ndaj tyre rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.
-
Bastisje në gjashtë lokacione, sekuestrohet një shumë e madhe parash
-
Policia nis hetim për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Sekuestrohen mijëra euro false në një operacion policor në Prishtinë
-
Dy persona arrestohen për “falsifikim parash”, konfiskohen mbi 25 mijë euro