Kronikë

Shtatë muaj burgim me kusht komandantit policor në Zhur për falsifikim të dokumentit

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar dënimin me burgim me kusht për komandantin e nënstacionit policor në Zhur, për falsifikim të dokumentit.

Dënimi nuk do të hyjë në fuqi nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër penale në afat prej një viti.

Komandanti policor akuzohet se më 27 mars të vitit 2021, kishte falsifikuar një fletëparaqitje të lëshuar për kundërvajtje.

Fillimisht kundërvajtësit i ishte shqiptuar gjobë 200 euro dhe marrje të një pike e suspendim i patentshoferit për tre muaj.

Por, komandanti ndërhynë duke ndërruar gjobën e duke caktuar gjobë 50 euro.

Ai vendosi edhe nënshkrimin e tij.