Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqiptarja shantazhon biznesmenin italian, i merr 33 mijë euro dhe përfundon në arrest

Një shqiptare, e cila ishte e lidhur me një sipërmarrës italian, i ka kërkuar atij që të blinin një apartament në Shqipëri ku të jetonin së bashku. Por pasi lidhja mes tyre u ndërpre. ajo vazhdonte t’i kërkonte para duke e kërcënuar se do t’i tregonte gjithçka gruas së tij.

Shantazhi ka zgjatur 4 vite me radhë. Kështu, sipas mediave italiane, N.K., një shtetase shqiptare 29 vjeçare, i mori biznesmenit italian 50 vjeçar rreth 33.500 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkesa e fundit për t’i dhënë para ishte mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, kur gruaja dhe ish i dashuri lanë takim për shkëmbimin e 10 mijë eurove në stacionin hekurudhor të Padovas.

E reja shkoi në vendtakim me partnerin e saj të ri, një 41-vjeçar italian, me të cilin bashkëjeton në Conegliano (në provincën e Trevisos).

Por për të gjithë këtë, në dijeni ishin edhe karabinierët, që ndërhynë para se të bëhej shkëmbimi i parave, duke arrestuar shqiptaren dhe partnerin e saj.

Në makinën e 29-vjeçares u gjet një shishe me spraj djegës.