Dy persona janë arrestuar në Prishtinë të premten pasi dyshohet se kanë shantazhuar një grua.
Sipas njoftimit nga Policia të njëjtit i kanë kërkuar 250.000 euro një gruaje për të mos i publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale.
Rasti kishte ndodhur në prill të këtij viti, ndërkaq policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një grua, dyshohet se përmes shantazhit i merrte para një burri
-
Arrestohet i dyshuari për shantazh, i kërkoi para dhe e kanosi me publikim të fotografive një burrë
-
Kërkoi para për mospublikim të një videoje, arrestohet burri në Skenderaj
-
Arrestohet burri që shantazhoi një grua me publikim të fotografive intime
-
Arrestohet një i dyshuar për shantazh ndaj një gruaje në Gjilan