Të mërkurën me anë të forcave të njësive speciale gjermane është arrestuar 31 vjeçari shqiptar, shkruan esslinger-zeitung.de. Arsyeja është dëshmia e një personi se ai mbante të ngujuar nën kërcënim ish-bashkëshorten dhe fëmijën, përcjell albinfo.ch.
Gjatë ngujimit mendohet se i akuzuari ka qëlluar edhe me armë. Siç bëri me dije më vonë policia në orën 12.40, forca të shumta policore mësynë shtëpinë në Landhausstraße (Esslingen). Pak më parë gruaja kishte arritur ta lëshojë banesën e pa dëmtuar, ndërsa djali gjashtë vjeçar ishte në shkollë.
31-vjeçari ishte në dhomat e vajzës dy- vjeçare të gruas, ndërsa ju dorëzua policisë pa rezistencë. Fëmija ishte i padëmtuar dhe gjatë arrestimit nuk u dëmtua askush.
Nga bastisja nuk është gjetur asnjë armë zjarri. Kundër 31 vjeçarit nga Kosova, i cili qëndron ilegalisht në Gjermani, Drejtoria e Policisë Kriminale Esslingen ngriti një akuzë penale për privimin e lirisë dhe kërcënimit.
-
Arrest shtëpiak për të dyshuarin që tentoi ta dërgonte ilegalisht një të mitur në Gjermani
-
Plagosi një polic, 16-vjeçari me origjinë nga Kosova kërkohet në Gjermani
-
Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania
-
Ekstradohet nga Gjermania një 27-vjeçar i dënuar për vjedhje të rëndë
-
Arrestohet në Kosovë i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi në Gjermani