Katër shqiptarë u raportua se kanë humbur jetën në një aksident në kantierin e ndërtimit në Hamburg në mëngjesin e të hënës.
“Euronews Albania” ka identifikuar dy nga viktimat. Bëhet fjalë për A.Z. (31) nga Elbasani dhe R.H. nga Kukësi.
Mediumi shqiptar ka raportuar se ata punonin në të zezën në kantier dhe ishin paraqitur me dokumente të rreme bullgare, kjo edhe kishte krijuar paqartësi fillimisht rreth identitetit të tyre.
Autoritetet gjermane fillimisht raportuan se në aksident vdiqën katër shtetas bullgarë.
Katër shqiptarë është raportuar se kanë humbur jetën, e një është lënduar rëndë. Mësohet se dy nga viktimat janë shtetas të Shqipërisë e dy janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Edhe
Aksidenti në kantierin e ndërtimit në Gjermani, 3 nga viktimat ishin shqiptarë
“Euronews Albania” ka raportuar se një shqiptar nga Kosova, që ishte administrator i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false, është zhdukur.
Aksidenti ndodhi kur një skele u shemb në një bosht ashensori në një objekt në ndërtim.