Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën në “HafenCity” të Hamburgut, siç raportojnë mediat gjermane.
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën teksa po punonin në një bosht ashensori.
Sipas policisë gjermane, tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë në Hafencity të Hamburgut ishin shqiptarë dhe jo bullgarë siç u raportua më herët.
Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar, tha një zëdhënës i policisë të martën për DPA. Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje, por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë.
Policia kundërshtoi informacionin e autoritetit të zhvillimit urban, i cili njoftoi të hënën se ata ishin bullgarë./Euronews Albania
Artikuj të ngjashëm
-
Shqiptarët që vdiqën në Hamburg dyshohet se po punonin me dokumente false bullgare
-
Humbin jetën tre shqiptarë në një aksident në Gjermani
-
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur
-
Pesë të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani
-
Dy motra nga Kamenica humbin jetën në aksident në Gjermani