Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqipëri, burri vret bashkëshorten dhe e hedh në ujërat e zeza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Zemblak të Maliqit, Shqipëri, ku bashkëshorti ka vrarë dhe ka hedhur në kanalin e ujërave të zeza bashkëshorten e tij.

Autori i krimit të rëndë është shtetasi Gjergji Mullalli, ndërkohë që viktima është 46-vjeçarja, Luiza Mullali.

Euronews shkruan se çifti ishte në proces divorci dhe kishin konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i Policisë:

“Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe”.

Edhe Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Liqenin e Batllavës Kronikë 6 d. më parë Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Liqenin e Batllavës

“Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij”.

“Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës”.