Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shpërthim në Hajvali, vdes një person

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie, ka raportuar se sot në orën 14:45, kanë marrë informatë se në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali, saktësisht në një objekt përcjellës të një shtëpie ka ndodhur një shpërthim ku një person ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për një mashkull M.G 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, transmeton Koha.net.

“Menjëherë në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat, të cilat kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në raportin e policisë.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.

Artikuj të ngjashëm