Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme pas shpërthimit të një transformatori elektrik pranë autostradës Tiranë-Durrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një objekt në rekonstruksion dhe shpërthimi dyshohet se ka ndodhur pas një shkëndije elektrike. Tre punonjësit po tentonin të shkurtonin linjën e tensionit të lartë dhe për shkak të masës së shkaktuar ka ndodhur edhe shpërthimi.
Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë Gjergji Sula, Sari Çollaku dhe Fari Çollaku. Fatkeqësisht Gjergji Sula nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se edhe dy personat e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë/A2CNN.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur e një i plagosur nga shpërthimi i minës në guroren e Krujës
-
Shkon në dy numri i të vdekurve nga aksidenti në Tiranë
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
-
Vdiq një punëtor në Prizren, u godit nga rryma derisa ishte në shtyllë elektrike
-
Një person ka vdekur nga shpërthimi në një cisternë në Pejë