Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shoqata e Gjahtarëve thotë se në Ferizaj s'u vra rrëqebull por macë e egër, kafshë po ashtu e mbrojtur me ligj

Rrëqebulli, i cili njihet si kafshë e mbrojtur me ligj në Kosovë, dyshohet të jetë vrarë gjatë ditës së enjte në Ferizaj.

Vrasja e kafshës ka ndodhur në fshatin Pleshinë të komunës së Ferizajt, nga i dyshuari I. Shatrolli.

Madje, i dyshuari ka postuar një fotografi të kafshës së vrarë edhe në rrjetet sociale, të cilën më pas e ka fshirë.

Por, ndonëse në raportin e policisë fillimisht është thënë se kjo kafshë është rrëqebull, më vonë ata patën dyshime se bëhej fjalë për një tjetër kafshë të mbrojtur me ligj.

Lexo edhe: Lajmi për vrasjen e rrëqebullit në Ferizaj ngre alarmin e vrasjeve të tjera të kafshëve

Policia thotë se janë marrë të gjitha masat pas nisjes së hetimeve dhe për pjesën tjetër do të kujdeset gjykata.

E, në shoqatën e gjahtarëve “Shqiponja” , thonë se kafsha e vrarë nuk është rrëqebull, por mace e egër.

Edhe Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se gjuetia ndaj Maces së egër dënohet me burgim Arbëri Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se gjuetia ndaj Maces së egër dënohet me burgim

Vrasja e specieve në zhdukje është e dënueshme edhe me ligjet e Kosovës.

Rrëqebulli ballkanik, kaprolli në Bjeshkët e Nemuna dhe të Sharrit, thëllëza e fushës dhe ariu janë vetëm disa nga kafshët e egra të rrezikuara të zhduken si speciet e rralla, e që janë të mbrojtura me ligjet në fuqi.