Isuf Idrizi, kryetar i Shoqatës së Gjuetarëve “Shqiponja” në Ferizaj, ka thënë për portalin Koha.net se kafsha e vrarë nga një anëtar i tyre nuk është rrëqebull.
Në raportin e Policisë së Kosovës të premten është raportuar se në fshatin Varosh të Ferizajt është vrarë një rrëqebull. Sipas këtij raporti, gjuetari pas vrasjes së kafshës kishte postuar fotografitë në Facebook.
Idrizi ka thënë se kafsha e vrarë nga gjuetari i anëtarësuar në këtë shoqatë, ishte një mace e egër.
“Rasti nuk ka ndodhur në Varosh. Rasti ka ndodhur në malet e Pleshinës. Edhe gjuetari është i Pleshinës. Ai ka ardhur në shoqatë dhe ka pranuar ta ketë vrarë kafshën, por ajo ishte macë e egër, jo rrëqebull”, ka thënë Idrizi për portalin Koha.net.
“Rrëqebulli në majat e dy veshëve ka tufa qimesh dhe është më i madh sesa macja e egër”, ka sqaruar ai.
-
Shoqata e Gjahtarëve thotë se në Ferizaj s'u vra rrëqebull por macë e egër, kafshë po ashtu e mbrojtur me ligj
-
Lajmi për vrasjen e rrëqebullit në Ferizaj ngre alarmin e vrasjeve të tjera të kafshëve
-
Vret rrëqebullin në Ferizaj, poston fotografitë në Facebook
-
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se gjuetia ndaj Maces së egër dënohet me burgim
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e djalit të axhës në Ferizaj