Lajmi për vrasjen e rrëqebullit në Ferizaj ngre alarmin e vrasjeve të tjera të kafshëve

Lajmi për vrasjen e rrëqebullit në Ferizaj ngre alarmin e vrasjeve të tjera të kafshëve

11 janar 2019 17:43

Vetëm pak kohë pas publikimit të lajmit se në Ferizaj u vra një rrëqebull, kafshë e rrezikuar në Kosovë, një tjetër fotografi që shpërfaq mizorinë ndaj kafshëve ka marrë dhenë.

Ka nisur të bëhet virale në rrjetet sociale një fotografi në të cilën shihen dy persona, që me pushkë automatike ia kanë vënë mbi kokë një arushe, sipas të gjitha gjasave e vrarë.

Nuk jepen detaje se në cilën pjesë të Kosovës është bërë kjo fotografi, e as nëse fotografia është bërë së fundi. Ajo që vërehet është se në foto nuk ka borë, e cila ka mbuluar pothuajse gjithë Kosovën këto ditë. Sido që të jetë, fotografia e postuar rishtas ka marrë me qindra komente kundërshtuese për të dy personat me armë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të ditës së sotme ka treguar se ka arrestuar një person në fshatin Varosh të Ferizajt, pasi ka vrarë një rrëqebull, kafshë e rrezikuar në Kosovë, dhe më pas ka postuar fotografitë në Facebook.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është konfiskuar arma si dhe leja e armës, ndërsa rasti i referohet hetimeve për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme