Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shoferi që aksidentoi për vdekje 30 vjeçaren 2 ditë më parë, i përfshirë edhe në aksidente tjera

Aksidenti, i cili la të vdekur një grua, ndërsa një tjetër të lënduar rëndë, të hënën në kryeqytet, nuk është i vetmi i të riut L.M.

Ai ishte i përfshirë edhe në disa aksidente tjera trafiku, ka konfirmuar policia për KTV-në.

Pas njërit nga këto aksidente, i pashqetësuar ai kishte postuar fotografinë e automjetit të tij në një grup të mbyllur në Facebook, duke pyetur se a ia vlente ta rregullonte veturën.

Në këtë grup, ndër të tjera, promovohet përdorimi i shpejtësisë nga ngasësit e veturave.

Të njëjtit, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim.

Edhe Shoferi e përshkruan në Gjykatë aksidentin ku mbeti e vdekur një 30-vjeçare në Prishtinë Kronikë Shoferi e përshkruan në Gjykatë aksidentin ku mbeti e vdekur një 30-vjeçare në Prishtinë

20-vjeçari me automjetin e tij BMW, sipas Prokurorisë, kishte shkelur Ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos iu dhënë përparësi kalimi këmbësorëve.

Sipas ekspertëve të komunikacionit, aksidentet më së shpeshti shkaktohen nga personat e moshës 20 deri në 28-vjeçare.

Nol Dedaj, fajtore për aksidentet me fatalitet i bën institucionet përgjegjëse, por edhe vetë policinë.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë një institut që do të bënte hulumtimin e shkaktarëve të këtyre aksidenteve.

Polica bën të ditur se nga janari deri në shtator kanë ndodhur 11,776 aksidente, prej tyre 90 kanë qenë me fatalitet.

Nga këto kanë vdekur 17 këmbësorë, 35 shoferë dhe 38 pasagjerë.

Edhe Një muaj paraburgim për shoferin që aksidentoi për vdekje 30-vjeçaren në “Rrugën B” Kronikë Një muaj paraburgim për shoferin që aksidentoi për vdekje 30-vjeçaren në “Rrugën B”

Ky numër i madh i aksidenteve është brengë e madhe për shëndetin publik në Kosovë, vlerëson Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ky Institut ka rekomanduar që të bëhet fushatë vetëdijësuese, të largohen automjetet e vjetra nga qarkullimi, të bëhet kontrolli teknik rigoroz i të gjitha automjeteve, si dhe të bëhen kontrollimet mjekësore të rregullta të shëndetit mendor të ngasësve që kanë bërë shkelje të rënda dhe të njëpasnjëshme.