Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkon në tre numri i të vdekurve në aksidentin në Gllarevë

19:44 - Policia e Kosovës nga Rajoni i Pejës ka njoftuar në lidhje me aksidentin e sotëm me fatalitet që ndodhi rreth orës 14:10 në rrugën Prishtinë-Pejë, gjegjësisht në fshatin Gllarevë.

Në këtë aksident, fillimisht u raportua të kenë humbur jetën dy persona ndërsa katër ishin të lënduar, mirëpo Policia ka njoftuar tashmë se edhe një i aksidentuar i tretë ka humbur jetën.

“Në këtë aksident ishin të përfshira tri automjete; një veturë “vw pasat” me targa vendore, një autobus i markës “Setra” me targa vendore, dhe një veturë e markës “Jaguar” me targa te regjistrimit të Republikës së Shqipërisë. Viktima të këtij aksidenti janë 3 shtetas të Kosovës, një (1) e gjinisë femërore dhe dy (2) të gjinisë mashkullore, një prej të cilëve ka humbur jetën në vend të ngjarjes, viktima e dytë ka ndërruar jetë rrugës për në ambulanten e Klinës, kurse viktima e tretë, pasi që kishte lëndime të rënda trupore, është dërguar me autoambulancë në QKUK Prishtinë por i njëjti ka arritur pa shenja jete. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Tre të lënduarit, pas marrjes se ndihmë se parë në spitalin rajonal në Pejë, lirohen për shërim të mëtutjeshëm në shtëpi”, njofton Policia e Pejës.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurorja e shtetit, e cila ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e saj trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.

Sipas të dhënave preliminare, dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës VW PASAT ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Gllarevë, hyn në tejkalim dhe i njëjti me pjesën e parë ballore përplaset në autobusin i cili ishte duke qarkulluar në drejtim të Prishtinës dhe pas kësaj goditje përplaset edhe me veturën “Jaguar” i cili ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës.

Edhe Aksident në Gllarevë, lëndohen 5 persona Kronikë Aksident në Gllarevë, lëndohen 5 persona

Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.


19:30 - Haradinaj ngushëllon familjet e viktimave që humben jetën në Gllarevë

Pas aksidentit që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës, ku kanë humbur jetën dy qytetarë, kryeministri Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa ka kërkuar kujdes në vozitje dhe respektim të rregullave të komunikacionit.

“Shqetësues fakti i aksidenteve me fatalitet që po ndodhin në Kosovë. Familjarëve të të aksidentuarve që humbën jetën, sot, në Gllarevë të Klinës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, kurse nga policia e vendit zbatim të ligjeve”, ka shkruar Ramush Haradinja në Facebook.


Dy të vdekur në një aksident zinxhiror trafiku në Gllarevë

Edhe Aksident në Gllarevë - 9 të lënduar e një në gjendje të rëndë Kronikë Aksident në Gllarevë - 9 të lënduar e një në gjendje të rëndë

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Gllarevë, në magjistralen Prishtinë - Pejë.

Lajmin për vdekjen e dy personave e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Së paku katër automjete, një kamion dhe tri vetura, janë përfshirë në këtë aksident, në të cilin për pos të vdekurve ka edhe të lënduar.

Tre persona po mjekohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Edhe Shtatë të lënduar nga aksidenti në Gllarevë të Klinës Kronikë Shtatë të lënduar nga aksidenti në Gllarevë të Klinës

Aksidentet në komunikacion po vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, në masë të madhe në Kosovë.

{gallery}