Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkolla në Istog e mbetur pa nxënës, thyhet e demolohet

Një shkollë në fshatin Suhogërll të Istogut, është thyer e demoluar më 14 tetor, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të martën.

Në njoftim, thuhet se ankuesi ka deklaruar se shkolla gjatë këtij viti nuk është hapur për shkak të mungesës së nxënësve.

“Policia është njoftuar se nga persona të panjohur është thyer dera e shkollës si dhe janë demoluar shumica e hapësirave të brendshme. Sipas ankuesit, shkolla gjatë këtij viti shkollor nuk është e hapur për shkak të mungesës së nxënësve”, thuhet në njoftim.