Policia italiane ka arritur të zbulojë një grup kriminal të trafikut të drogës, që vepronte në zonën e Messinës. Operacioni çoi në prangosjen e 12 personave, shtetas italianë dhe shqiptarë.
Të arrestuarit dyshohet se kishin ngritur një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Skuadra policore e Messinës zbuloi se grupi kishte aktivitet të gjerë kryesisht në lagjen e njohur të qytetit “Mangialupi”, ndërsa ata ishin të pajisur edhe me armë, shkruajnë mediat italiane.
Grupi trafikonte më së shumti lëndë narkotike të llojit kokainë dhe marijuanë. Prokurori publik tha se grupi hetohej prej disa kohësh/BW.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Shkatërrohet grupi i trafikantëve në Itali, 11 shqiptarë në pranga
-
Trafikonin kokaine për në Holandë, shkatërrohet banda shqiptaro-italiane në Itali
-
Shkatërrohet banda e drogës në Itali, shumica e të arrestuarve shqiptarë
-
Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, 6 shqiptarë në pranga